Qeveria e Kosovës emeton sot letra me vlerë prej 10 milionë euro
Prishtinë, 21 tetor - Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka bërë të ditur se sot do të mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i Letrave me Vlerë për vitin 2021.
Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 10 milionë euro.
Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, MFPT ka njoftuar se të interesuarit duhet të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.