21 Dhjetor 2024

Qeveria e Kosovës emeton Letra me Vlerë prej 20 milionë euro

Prishtinë, 29 prill - Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka bërë të ditur se sot do të mbaj ankandin e katërt për vitin 2022.

Në këtë ankand, do të bëhet Rihapja e Obligacionit 7 vjeçar të emetuar paraprakisht më 30 prill 2021.

Vlera e emetuar sipas MFPT-se do të jetë 20 milionë euro me frekuencë të pagesës së interesit çdo 6 muaj.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)