22 Dhjetor 2024

Punësimi në eurozonë mbetet i qëndrueshëm

Bruksel, 17 dhjetor - Punësimi duket i qëndrueshëm në eurozonë. 145 milionë evropianë i kanë ruajtur vendet e tyre të punës, ndërsa statistikat flasin vetëm për një rritje të papunësisë me 0.2% në krahasim me vitin e kaluar.

Treguesit e punësimit në union, të publikuara më 15 dhjetor nga Drejtoria e Statistikave e BE-së, për tre mujorin e 3-të të këtij viti, flasin për një situatë të qëndrueshme.

Kriza ekonomike dha një ndikim të madh në tregun e punës në eurozonë. Veçanërisht situata u përkeqësua në gjysmën e dytë të vitit 2008.

Megjithatë në këtë vit, kriza e borxheve sovrane nuk e ndali rimëkëmbjen ekonomike në eurozonë dhe situata e punësimit mbeti e qëndrueshme.

Situata e punësimit në vendet e BE-së është pothuajse e njëjtë me eurozonën. Në tre mujorin e fundit të këtij viti numri i të punësuarve në BE, rezulton 221 milionë.

Ka vetëm një ulje me 0.2% krahasuar me të njëjtë periudhë të vitit të kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)