22 Dhjetor 2024

Punëdhënësit në Bullgari presin ringjallje në tregun e punës

Sofje, 10 dhjtor - “Manpower”, Bullgari, shpalli rezultatet e studimit të punësimit dhe të pritjeve të punëdhënësve në Bullgari për 3 muajt e para vitit 2011. Prognozat e biznesit në përgjithësi janë se në fillimin e vitit të ardhshëm ekonomia bullgare do të ringjallet dhe do të krijohen vende të reja pune.

Ky studim zhvillohet në shtete të tjera të botës tashmë 47 vjet dhe është një nga studimet më prestigjioze të punësimit në botë. Ai përfshin rreth 64 mijë punëdhënës nga sektori shtetëror dhe privat në 39 shtete.

Për herë të parë Bullgaria hyn në këtë studim, i cili bëhet çdo 3 muaj dhe është tregues për këtë a punëdhënësit kanë ndër mend ta pakësojnë ose ta rritin numrin e nëpunësve të vet gjatë tremujorit të ardhshëm. Ishin anketuar 757 punëdhënës bullgarë në qytetet Burgas, Plovdiv, Ruse, Sofje dhe Varna.

Nadja Vasileva, drejtorja e agjencisë “Manpower” për Bullgarinë, Serbinë dhe Kroacinë komentoi se punëdhënësit në Bullgari prognozojnë një rritje me tempe të ngadalta të numrit të nëpunësve të tyre. Dhe më saktësisht – 19% të punëdhënësve bullgarë presin rritje të nëpunësve të tyre, 15% prognozojnë pakësim, 65% nuk presin ndryshim. Zonja Vasileva shtoi:

“Duke pasur parasysh sektorët e ndryshëm të industrisë, të cilët hyjnë në studimin tonë, prodhimi është një nga degët që do të zhvillohen më mirë – tha ajo.

Përveç kësaj optimistë janë edhe punëdhënësit në sektorin e financave dhe shërbimeve për biznesin. Pritet edhe një rritje të konsiderueshme të të punësuarve në tregti. Prognozat janë për pakësim të punëtorëve në restorantet dhe hotelet. Pakësim pritet edhe në sferën e ndërtimit, në sektorin shtetëror dhe në bujqësi.”

Optimistë të përmbajtur janë punëdhënësit nga rajoni i Plovdivit. Edhe sipas kolegëve të tyre nga Sofja numri i vendeve të reja pune do të jetë i vogël. Pesimiste janë prognozat për biznesin në Ruse dhe Burgas, deri sa në qytetin bregdetar Varna mendojnë se do të ketë njëfarë rritjeje të të zënave në punë në fillimin e vitit të ardhshëm.

Për nga pritjet optimiste të punëdhënësve jemi para Greqisë, Çekisë, Rumanisë, Hungarisë dhe Sllovenisë. Nadja Vasileva shtoi se në krahasim me shtetet e tjera të gjerësive tona gjeografike Turqia është i vetmi shtet me një përqindje shumë të lartë të pritjeve pozitive për rritjen e punësimit.

Sipas studimit 1 nga çdo 7 bullgarë është i mendimit se do të braktis punën e vet në kërkim të një pune tjetër me pagim më të lartë. Në Bullgari ka specialistë të mirë në fushën e teknologjive kompjuterike dhe inxhinierisë dhe është e mundshme që këto kuadro të realizohen në shtete të tjera, tha Nadja Vasileva.

Sipas saj, duke pasur parasysh situatën e vështirë nga pikëpamja ekonomike dhe demografike, edhe punëdhënësit edhe nëpunësit duhet të jenë më të zhdërvjellët në tregun e punës. Marija Temelkova, konsulente në “Manpower” tregoi shembuj:

“Këtë që punëdhënësit e bëjnë në kushtet e krizës është që të pakësojnë shpenzimet për trajnime – tha ajo. – Në kompanitë, në të cilat ka nevojë për trajnime të shpeshta të lidhura me produkte ose shërbime të reja, punëdhënësit veprojnë në mënyrë shumë të përmbajtur. Përveç kësaj për të mbajtur nivelet e pagave nuk bëhen shpenzime suplementar për transport ose ushqim të punonjësve.

Përfaqësuesit e kompanive, me të cilat komunikojmë, thanë se për të mbajtur numrin e punonjësve dhe nivelet e pagave të tyre, ata presin nga përfitimet, të cilat iu kanë ofruar më parë punëtorëve të tyre.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)