22 Dhjetor 2024

Publikohet Indeksi i Çmimeve të Importit për tremujorin e dytë

Prishtinë, 2 shtator – Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e dytë (TM2) 2020.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pësoi rënie për (-1.6%) në TM2  2020, krahasuar me TM1 2020. Rënie më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (-10.8%); tekstili dhe artikujt prej tij (-4.4%); metalet bazë dhe artikujt prej tyre (-3.4%); dhe lëkura dhe artikujt e saj (-0.2%).

Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: vajrat ushqyese (6.1%); letra dhe artikujt e saj (1.6%); mjetet e transportit (1.2%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (1.1%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (1.1%); produktet bimore (0.6%); druri dhe artikujt prej tij (0.6%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (0.4%); këpucët (0.4%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (0.3%); shtazët e gjalla dhe produktet e tyre (0.4%), artikujt e ndryshëm të prodhuar (0.3%); dhe produktet e industrive kimike (0.1%). 

Po ashtu, krahasuar TM2 2020 me TM2 2019, çmimet e importit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej (-3.5%). Rënie më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet minerale       (-22.5 %);  tekstili dhe artikujt prej tij (-14.4%); lëkura dhe artikujt e saj (-11.1%); metalet bazë dhe artikujt e tyre (-4.4%); instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, dhe mekanizmat e orës (-2.2%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (-0.3 %); dhe produktet e industrive kimike (-0.1%). 

Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: produktet bimore         (17.5 %);  këpucët (3.8%); letra dhe artikujt e saj (2.3%); vajrat ushqyese (1.8%); shtazët e gjalla dhe produktet e tyre (1.0%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (1.0%); mjetet e transportit (0.9%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0.8%);  plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (0.5%); druri dhe artikujt e tij (0.4%) dhe pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (0.2%).  

Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për TM2 2020, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/cmimet

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)