PSD kundër privatizimit të shpejtë të ndërmarrjeve publike
Prishtinë, 26 maj - Partia Socialdemokrate e Kosovës ka shprehur rezervat e saj për procesin e privatizimit të ndërmarrrjeve publike, PTK-së KEK-ut dhe dhënies me koncension të Aeroportit të Prishtinës.
PSD rekomandon nxjerrjen e një ligji të veçantë për privatizimin e ndërmarrjeve publike me qëllim të sigurimit të privatizimit efikas, transparent dhe llogaridhënës të këtyre ndërmarrjeve.
PSD- ja i përkrahë kerkesat e Sindikatës së pavarur të PTK-së për analizimin e gjendjes në Ndërmarrjeve Publike, aprovimin e Ligjit të Privatizimit të PTK-së, si dhe Ligjit të punës para se të fillojë privatizimi i kësaj ndërmarrje.
Poashtu kjo parti kërkon që të bëhet vlerësimi i praktikave të privatizimit në rajon, sukeseset dhe dështimet, dhe shumën e aksioneve qe do të mbahen në pronësi publike.
Rekomandimet e PSD-së
- Për të siguruar privatizimin efikas, transparent dhe llogaridhënës të Ndërmarrjeve Publike, Parlamenti duhet të nxjerrë Ligjin e vecantë për privatizimin e Ndërmarrjeve Publike .
- Të rishqyrtohet pozicioni , autorizime e Komisionit Qeveritar të Privatizimit dhe Komisionit Ndërministror të Partneritetit Publiko Privat përmes amandamentimit të Ligjit të Ndërmarrjeve Publike dhe të fuqizohet pozicioni i Kuvendit dhe të sigurohet transparenca dhe llogaridhënia e Qeverisë.
- Të bëhët analiza e gjendjes në Ndërmarrjet Publike, sepse pranimi i pa kontrolluar i punëtorëve ka ndikuar në renien e vleres së ndërmarrjeve. Gjithashtu të bëhët vlerësimi i praktikave të privatizimit në rajon, sukeseset dhe dështimet, dhe sa aksione dhe cilat do të mbahen në pronësi publike. Ne sugjerojmë që të mbahen 51% të akcioneve në pronësi publike
- Mjetet që vijnë nga privatizimi nuk duhen të përdoren si pjesë e buxhetit por për investime publike në infrastrukturë, arsim apo shëndetësi, pasi të bëhët një debat i gjerë publik.
- PSD ja i përkrahë kerkesat e Sindikatës së pavarur të PTK-së. Të bëhët analiza e gjendjes në Ndërmarrjet Publike, të aprovohet Ligji i Privatizimit të PTK-së, dhe të mos fillojë privatizimi i ndërmarrjes pa aprovuar Ligjin e Punes, i cili do të mbrojë pozitën e tyre.
Këto janë vetem disa rekomandime ëer te cilat PSD ja vlerëson se janë shuë të rëndësishme sepse nga mënyra e privatizimit të tyre dhe rezultatet e këtij procesi do të preken interesat e cdo qytetari të Kosovës.