Provinca turke, Konya eksporton në 189 shtete
Konya, një provincë qendrore e Turqisë, e cila falë investimeve të reja po e shton gjithnjë e më shumë numrin e uzinave dhe fabrikave prodhuese, sot i eksporton produktet e saj në 189 vende.
Kryetari i Dhomës së Industrisë së Konyas, Memiş Kütükçü, duke deklaruar se qyteti është bërë një ndër qendrat me të rëndësishme të Turqisë në prodhimin indusrial, tha se 5 vendet me të cilat kanë eksportet më të larta janë: Iraku, Algjeria, Gjermania, Arabia Saudite dhe Irani.
Kütükcü sqaroi se Konya sot realizon eksporte në sektorë të ndryshëm si: industria e prodhimit të makinerive, industria e prodhimit të pjesëve të ndërrimit për sektorin automobilistik, derdhja e çelikut, ushqimit dhe prodhimi i këpucëve etj.
Kurse në eksportet e industrisë së mbrojtjes në Turqi, Konja renditet në 5 vendet e para, shtoi ai.