27 Dhjetor 2024

Protesta mbarëkombëtarë për çimenton

Prishtinë, 24 korrik - Si pasojë e pakënaqësisë me vendimin e marrë kohë më parë nga ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Mimoza Kusari- Lila, për vendosjen e një tarife prej 35 për qind për importuesit e çimentos, paralajmërohet protesta masive gjithëkombëtare, për ta kundërshtuar edhe një herë këtë vendim, i cili është cilësuar i dëmshëm për ekonominë e dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë.

Këshilli i protestës për çështje të çimentos, në bashkëpunim me Sindikatat Minerare të Shqipërisë (BSMSH), po e shqyrton mundësinë e organizimit të një proteste gjatë kësaj jave, me kërkesë për heqjen e taksës prej 35 për qind për çimenton, të vendosur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës për importuesit e çimentos.

Hyzer Gashi, pronar i kompanisë “Besimi Commerc”, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se protesta, do të jetë më e madhe e mundshme, e organizuar deri më tani dhe se vendet e diskutuara për mbajtjen e protestës janë, Tirana, Prishtina, pika kufitare në Vërmicë dhe tuneli i Kalimashit.

“Kjo punë rreth organizimit të sërishëm të protestave, po bëhet për arsye se si duket ministrja Mimoza Kusari – Lila, në vend që ta përshpejtojë procedurën e heqjes së taksës dhe krijimin e qarkullimit të lirë të mallrave, në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, ajo po blenë kohë deri në pafundësi, deri në fund të sezonit”, thuhet në komunikatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)