Protesta kundër tregtisë se lirë mes BE-së dhe SHBA-së
Berlin, 12 tetor - Mijëra njerëz protestuan dje në Berlin ndaj marrëveshjes për tregtinë e lirë, që po negociohet mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.
Kundërshtarët e Marrëveshjes Transatlantike të Partneritetit në Tregëti dhe Investime, druhen se ajo do ti jepte shumë fuqi kompanive shumëkombëshe në dëm të konsumatorëve dhe punëtorëve.
Qeveria gjermane e mbështet marrëveshjen, duke thënë se ajo do të fuqizonte ekonominë globale dhe do ti ndihmonte kompanitë më të vogla dhe të mesme të konkurrojnë në biznesin global.
Në Shtetet e Bashkuara, Kongresi duhet ta miratojë marrëveshjen në muajt e ardhshëm, në mënyrë të ajo të hyjë në fuqi.
Të 12 vendet që punuan për marrëveshjen janë Australia, Brunei, Kanadaja, Kili, Japonia, Malajzia, Meksika, Zelanda e Re, Peruja, Singapori, Shtetet e Bashkuara dhe Vietnami.