20 Prill 2025

ProTec shpallet kompania më konkurrente në rajonin e Gjilanit

Prishtinë, 15 nëntor - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) shpërbleu, të enjten, në Gjilan e përzgjodhi kompaninë “ProTec" si ndërmarrjen më konkurrente në rajonin e Lindjes, respektivisht në rajonin e Gjilanit.

Kjo kompani, që ushtron veprimtarinë në sektorin e prodhimit të dyerve dhe dritareve,a  ka treguar rritjen më të madhe gjatë vitit 2011.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për ndërmarrjet më të suksesshme në rajonin e Gjilanit, zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Cuneyd Ustaibo, tha: “Projekti “Ditët e Biznesit të Vogël” është projekt përmes të cilit theksohet rëndësia e ndërmarrësisë në shoqëri, që mundëson krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e mirëqenies në përgjithësi”, theksoi Ustaibo.

Po ashtu edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, theksoi se komunat janë bërë pjesë aktive e përgatitjes së ligjeve që rrisin funksionalizimin e pushtetit lokal, e që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në dinamizmin e ekonomive vendore.

Kryetari Mustafa shtoi se një nga detyrat më kryesore të institucioneve më të rëndësishme është ndërtimi i parakushteve për zhvillim ekonomik. 

Jakob Modeer, përfaqësues i Zyrës së BE-së në Kosovë, potencoi se ndërmarrjet duhet të bëhen më konkurrente në mënyrë që të zotërojnë edhe më shumë tregun vendor dhe të zbusin disbalancin mes importit dhe eksportit.  

Ndërsa, Elizabeth Santuchi, zyrtare për ekonomi pranë̈ USAID-it, tha se përmes “Ditëve të Biznesit të Vogël” Kosova po bëhet pjesë e Javës Ndërkombëtare të Ndërmarrësisë, e cila po festohet në mbarë botën.

Nga përzgjedhja e shumë kompanive konkurruese në rajonin e Lindjes, respektivisht të Gjilanit, u renditën si më të suksesshmet gjatë vitit 2011  këto kompani:  Vendi i parë iu nda "ProTec" Sh.P.K; vendi i dytë iu nda "ELI-ABHC" Sh.P.K dhe vendi i tretë i takoi kompanisë "DRINI COMPANY" Sh.P.K.

Mirënjohjet për ndërmarrjet me performancën më të mirë janë përgatitur në kuadër të “Ditëve të Biznesit të Vogël 2012”, që është platformë në kuadër të MTI-së për të fuqizuar dialogun publiko-privat, të cilat janë vlerësuar për kontributin e tyre në: mirëqenie, punësim, teknologji, inovacion dhe përgjegjësi ndaj shoqërisë gjatë vitit 2011.

Në ditët në vazhdim “Small Business Days ‘12” do të shpërblejë kompanitë në rajonet tjera, si dhe do ta përmbyllë me aktivitetin kryesor me 5 dhjetor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)