28 Dhjetor 2024

Promovohet studimi i fizibiliteti për ndërveprimin e sistemeve elektronike

Prishtinë, 30 nëntor - Në Ministrinë e Administratës Publike është organizuar ceremonia e finalizimit të projektit “Studim fizibiliteti për ndërveprimin e sistemeve elektronike të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që lidhen me mjedisin e biznesit,” financuar nga Ministria e Tregtisë së Republikës Çeke.

Të pranishëm në këtë ceremoni, pos ministrit të MAP-it , Mahir Yagcilar, ishte edhe ambasadori çek në Kosovë,  Ivo Silhavy dhe përfaqësuesit e kompanisë Çeke të cilët kanë realizuar projektin.

Ministri Yagcilar, me këtë rast theksoi se MAP-i, me qëllim të modernizimit dhe rritjes së transparencës në administratën publike si dhe të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët, biznesin dhe vetë administratën, nëpërmjet Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, ka vazhduar me realizimin e disa projekteve në fushën e qeverisjes elektronike.

Projekti, që sot po promovojmë, hyn në grupin e projekteve të realizuara përmes donacioneve dhe me këtë rast dëshiroj të falënderoj Ambasadën Çeke dhe Qeverinë e Çekisë për kontributin e dhënë në  realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për e-Qeverisjen në përgjithësi, dhe me ndikim të veçantë në përmirësimin e mjedisit biznesor.

Objektivi kryesor i këtij projekti është identifikimi i sistemeve individuale të TI-së të përdorura nga IRK-të, që lidhen me mjedisin e biznesit, analiza e këtyre sistemeve, dhënia e rekomandimeve për optimizmin e komunikimit të tyre (duke siguruar ndërveprim), unifikimin eventual të softuer-it, harduer-it me qëllim të rritjes së efikasitetit të këtyre sistemeve.

Ky projekt, theksoi ministri Yagcilar, do të shërbejë si bazë e mirë për zhvillimin e  të bërit biznes në Kosovë, ndërlidhjen e sistemeve elektronike ekzistuese, të cilat rregullojnë veprimtarinë biznesore dhe optimizojnë shërbimet për biznesin, rrisin transparencën dhe llogaridhënien.

Ambasadori çek Ivo Silhavy, pasi e falënderoi ministrin për partneritet efektiv, projektin, që vjen si rezultat i bashkëpunimit të mirë ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike/ASHI-së/ dhe Ministrisë së Tregtisë së Republikës Çeke, e vlerësoi shumë të rëndësishëm, jo vetëm për administratën publike, por edhe për bizneset.

Ndërkaq, përfaqësuesit e kompanisë çeke prezantuan në hollësi përparësitë, që sjell ky projekt në fushën e teknologjisë informative për institucionet, administratën publike, bizneset por edhe për segmentin e hapjes së të dhënave e të ngjashme.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)