Produktet kosovare ekspozohen në Shqipëri
Tiranë, 26 nëntor - Nga sot deri te martën në hapësirat e City park në Tiranë do të mbahet panairi i produkteve nga Kosova, të cilat do të kenë mundësi të njihen më shumë me tregun shqiptar dhe të krijojnë lidhje më të forta me konsumatorët në Shqipëri.
Panairi do të jetë një mundësi e shkëlqyeshme për inkurajimin e rritjes së bashkëpunimit afarist dhe shkëmbimit tregtar në mes të Shqipërisë dhe Kosovës.
Ekspozimi mbahet në hapësirat e brenshme të City Park dhe hyrja për vizitorët do të jetë falas.