20 Prill 2025

Produktet e Shqipërisë shtojnë prezencën në tregjet e huaja

Tiranë, 25 gusht - Produktet “Made In Albania” shtojnë prezencën në tregjet e huaja. Rritja e eksporteve ka ndikuar kështu në përmirësimin e bilancit tregtar të Shqipërisë duke ulur me 7.2 përqind deficitin krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Alma Mezini Specilaiste e Tregtisë me Jashtë pranë INSTAT deklaron se eksportet për muajin korrik kanë pësuar rritje me 10.1 përqind në krahasim me një vit më parë ndërkohë që importet kanë pësuar ulje .

Disa prej nëngrupeve që kanë pësuar rritjen më të madhe të eksporteve si grupi \"Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike\" i cili u rrit 21.2 përqind, \"Tekstile dhe këpucë\" u rrit 20.5 përqind, \"Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi\" u rrit 5.2 përqind.

Krahasuar me qershorin e vitit 2012, importi i mallrave me akcizë ka patur rritje 13 përqind. Peshën më të madhe të këtyre mallrave të importuara, 75.4 përqind, e zënë nënproduktet e naftës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)