Produktet e Kosovës në Panairin e Ushqimit në New York
Gjashtë kompani prodhuese kosovare si Fluidi, Frutomania, Pestova, Korporata Rugove, Liri dhe Fungo, me rreth 100 lloje të produkteve cilësore si pije freskuese, ujë, djath, patatina dhe produkte të tjera nga patatja, kërpudha të thata, si dhe biskota e ëmbëlsira, janë në mesin e 2500 prodhuesve nga mbi 40 shtete të botës në një ngjarje të përmasave ndërkombëtare që gjatë tri ditëve pritet të tërheqë mbi 25000 vizitorë të regjistruar.
Ky panair paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për promovimin e produkteve kosovare përtej oqeanit dhe anembanë botës, ndërsa vetë pjesëmarrja e shtetit më të ri në botë në këtë panair ka zgjuar kërshërinë e vizitorëve të shumtë, të cilët kanë pasur vlerësime pozitive për cilësinë e produkteve kosovare.