Produktet e drurit, atraktive në tregjet e huaja
Ajo ka thënë se në Kosovë çdo vit, krahasuar me tregjet e huaja, po humb interesimi për produktet e drurit. Vula ka kërkuar nga institucionet e Kosovës të hartojnë një plan strategjik dhe zhvillimor për industrinë e drurit.
Shpresoj që në të ardhmen ministritë, të cilat planifikojnë ta mbështesin këtë industri, ta kenë planin strategjik në fillim të vitit, ka thënë Vula në një intervistë për Epokën e re.
Vula ka thënë se industria e drurit është një veprimtari që mund ti sjellë Kosovës shumë përfitime pasi produktet e saj të ekspozuar në tregjet e huaja janë për tu admiruar.