Prodhimet shqiptare në panairin ushqimor të Washingtonit
Washington, 22 qershor - Konkurrimi i prodhimeve bujqësore shqiptare është projekti i cili solli këtë vit prodhuesit shqiptarë në panairin ushqimor që u zhvillua këtu në Uashington. Për prodhuesit shqiptar, tregu amerikan është një treg i ri por që shihet si një prej synimeve të tyre për të ardhmen.
Megjithatë problematikat e bujqësisë vendase, kostoja e lartë e prodhimeve duket se janë ndër shqetësimet kryesore që ngrenë tregëtarët shqiptarë.
Në panairin për artikujt ushqimorë, ku morën pjesë 2400 firma nga 80 vende, me rreth 180 mijë artikuj ushqimorë, Shqipëria u paraqit me prodhimet e vajit të ullirit, bimëve medicinale, gështenjat si dhe prodhime të përpunuara tradicionale.
Por duket se për prodhuesit shqiptarë nuk është e lehtë që të arrihet deri këtu:
Genc Mita i firmës Sejega thotë se ka një bashkëpunim 2 vjeçar me tregun amerikan, por thotë se mallrat shqiptarë kryesisht kanë sukses tek emigrantët shqiptarë apo tregu ballkanik i cili e njeh cilësinë e tyre.
Sherebela, një bimë medicinale e njohur për vlerat kuruese është një prej artikujve që sipas USAID Agjencisë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar, që mbështet ardhjen e prodhuesve shqiptarë këtu, - është një prej prodhimeve shqiptare që mbizotëron në tregun amerikan. Sabah Sena specialist pranë këtij projekti thotë:
Sherebela shqiptare i përket bregut Dalmat dhe është e njohur në botë për vetitë e saj kurative. Ajo zë 75 % të tregut amerikan, por nuk vjen këtu vetëm nga Shqipëria. Edhe Franca apo Gjermani që e blejnë këtë bimë nga Shqipëria, e shesin atë në tregu në amerikan.
Edhe gështenjat e Tropojës ishin të ekspozuara në stendën shqiptare. Ramiz Jahbala i cili tregëton gështenjat dhe nënprodukte e saj thotë se kërkesa është rritur vite e fundit edhe për shkak të mungess së këtj artikulli në Europë.
Vaji i ullirit ishte një tjetër prodhim i stendës shqiptare i cili sipas prodhuesve është ndër më të kërkuarit...Shqipëria u përfaqësua nga tre prodhues të vajit të ullirit, shqetësimi i të cilëve është tek kostoja e lartë e prodhimit të këtij artikulli.
Produktet shqiptare ishin të ekspozuara edhe në stendën maqedonase pasi disa prej tyre tregëtohen në Shtetet e Bashkuara përmes tregtarëve maqedonas.
Njëri prej tyre , Kiro Ivanovski thotë se bashkëpunimi me tregtarët shqiptarë ka qenë i suksesshëm:
Ne kemi disa vjet që bashkëpunojmë me firmën Sejega nga Shqipëria dhe produkte e tyre janë të pëlqyera jo vetëm nga tregu shqiptar këtu por edhe nga disa rrjete të rëndësishme ushqimore. Ndoshta është pak e kufizur për momentin futja e prodhimeve shqiptare ndoshta sepse etiketa shoqëruese e tyre është vetëm në gjuhën shqipe.
Për prodhuesit shqiptar tregu amerikan është ende një treg i ri, por synimi i tyre është që të jenë sa më shumë të pranishëm në të. Panairi i sivjetshëm shënon vitin e tretë të pjesmarrjes së prodhimeve shqiptare në një organizim të këtyre përmasave.
/voa/