27 Dhjetor 2024

Prodhimet shqiptare kërkojnë tregun e Ulqinit

Prishtinë, 28 qershor - “Ditët e biznesit kombëtarë”, mbahen edhe në Malë të Zi, konkretisht në Ulqin me 29 qershor deri me 1 korrik, organizuar nga Aleanca e Binzeseve të Kosovës, Komuna e Ulqinit, KASH, OEMVP dhe Lugina e Preshevës.

Projekti “Ditët e Biznesit Kombëtar” në Mal të Zi, do të shënohet edhe më nje varg aktivitetesh tjera kulturo-artistike. 
 
Agim Shahini, kryetari AKB-së tha se Aleanca Kosovare e Bizneseve, po e realizon projektin me qëllim të rritjes së konsumit të prodhimeve kombëtare shqiptare dhe rritjes së eksportit shqiptar në vendet regjionale dhe më gjerë.

Po ashtu AKB-ja po bënë përpjekje që të promovon vlerat ekonomike kosovare dhe kombëtare për ngritjen e bashkëpunimit regjional.
 
Ai shtoi se prodhime nga Kosova dhe ato shqiptare meritojnë një trajtim më të mirë, si dhe të krijoj partneritet me të gjithë  afaristët e Malit të Zi dhe akterët tjerë për përmirësimin dhe rritjen e eksportit të prodhuesve shqiptar.
 
“Ulqini është i njohur për vizitorët nga Kosova, por atje tash një kohë të gjatë mungojnë prodhime dhe shërbimet tona. Kjo çështje është ngritur edhe në nivel qeveritar në Mal të zi nga AKB-ja  dhe ka gjetur përkahjen e dy qeverive dhe po realizohet sivjet si pilot -projekt në Ulqin me qëllim të promovimit të përpjekjeve për rritjen e eksportit  në drejtim bilateral.
 
Kreu i AKB-së shtoi se ky është një test sesa qytetarët e këtij vendi janë të gatshëm  që ti konsumojnë prodhimet made in Kosova.

Në Ulqin parashihet që vetëm nga Kosova të marrin pjesë rreth 30 kompani prodhuese. Ndërsa aty do të jenë edhe prodhues nga të gjitha trevat shqiptare.

Ky projekt realizohet edhe në kuadërtë shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
 
Po ashtu edhe prodhues të shumtë nga Kosova, vlerësojnë lart organizmin e këtij karnevali dhe besojnë se do të shënojnë rezultate të mira. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)