28 Dhjetor 2024

Prodhimet kombëtare u promovuan edhe në Luginën e Preshevës

Preshevë, 31 tetor - “Javët e Biznesit Kombëtar”, i organizuar nga Aleanca Kosovare e Bineseve  dhe bashkë organizatorët nga të gjitha trevat shqiptare, kanë vazhduar panairin dhe ekspozimin e prodhimeve kombëtare në Luginën e  Preshevës, gjegjësisht  në Shtëpinë e Kulturës \" Abdulla Krashnica\".

Në këtë  panair prodhimet e tyre i ekspozuan biznese nga viset e ndryshme të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi,   Maqedonisë dhe Kosovës Lindore.

Shkuarja e delegacionit të AKB-së dhe bizneseve nga Kosova në Luginën e Preshevës u realizua pa problem në krahasim me herën e kaluar ku me  5 mars delegacioni kaloi me shumë vështirësi kufirin.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se në kufijë flitej shqip, në Bujanovcë flitej shqip edhe në Preshevë u këndua e po flitet shqip, të konsumojmë edhe prodhimet kombëtare shqip.  “Javët e Biznesit Kombëtar”, po realizohet në kuadër të 100 vjetorit të shtetit shqiptar.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se me sukses po përmbyllin projektin “Javët e Biznesit kombëtar në Kosovë”, e cila  ka nisur që nga 12 shkurti dhe po vazhdon rrugëtimin në të gjitha trevat shqiptare në pesë shtete, Kosovës, Shqipëri, Maqedoni, Malë të Zi dhe Luginë të Preshevës dhe se projekti do të përmbyllet me 28 nëntor.

“Ky projekt kombëtar, është njëri ndër më të fuqishmit të realizuar ndonjëherë në trevat shqiptare, ku janë kapërcyer  e shkelur trevat e pesë shteteve ku jetojnë shqiptarët. Prodhimet kombëtare janë ato që sjellin zhvillimin e kombit dhe miliardat e eksportuar jashtë duhet të mbeten në trevat shqiptare, kjo ndodh vetëm duke konsumuar prodhiet kombëtare”, tha Agim Shahin

“Falënderoi të gjithë qytetarët e Luginës për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës  që nga viti 1990 e këndej dhe për ndihmën që po japin edhe pas luftës”, tha Shahini.

Kryetari i AKB-së, tregoi se janë mbi pesë mijë kompani nga Lugina të cilat operojnë dhe janë shumë serioze. Ato po e ngrisin imazhin e Kosovës Lindore. Edhe kosovarët do të investojnë në Luginë dhe e kanë mbështetjen e pushtit lokal në Luginë.

“AKB-ja, do të jetë gjithmonë me të gjitha bizneset kombëtare dhe do të jetë zëri dhe ndihma e tyre”, tha Shahini. Ai ftoi të gjitha bizneset kombëtare që me 28 nëntor të jenë në Vlorë në “Javët e Biznesit Kombëtar” për të festuar edhe 100 vjetorin e shtetit shqiptar. Atje do të zgjidhen 100 bizneset më të mira kombëtare, ku edhe do të përfundoi projekti “Javët e Biznesit Kombëtar”.

Nagip Arifi, kryetar i Komunës së Bujanovcit, tha se realizimi i projektit “Javët e Biznesit Kombëtar”, ka rëndësi të madhe dhe promovimi i prodhimeve kombëtare për herë të parë po realizohet në Luginën e Preshevës.

“Biznesi, bashkon edhe kombin, kështu ka ngjarë në shumë vende dhe kërkoj nga qytetarët të konsumojnë prodhime kombëtare”, tha kryetari i Bujanovcit .

Menderes Kuçi, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore, tha se karnevali “Javët e Biznesit Kombëtar” përshkoi të gjitha trevat shqiptare e më e rëndësishmja është këtu në Luginën e Preshevës.

“Jemi në epokën e integrimeve dhe kësaj radhe po bashkojmë fuqitë tona të vërteta dhe kjo është tregu dhe prodhuesi i integruar së pari mes nesh e pastaj në rajon”, tha Kuçi.

Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit në Shkup, tha se “Javët e Biznesit Kombëtar” na bashjtkon në kuadër të 100 vjetorit të shtetit amë. “Na bashkon edhe flamuri, figurat historike e gjëra tjera dhe ka trende positive në këtë 100 vjetor. Po ndërtojmë institucione të përbashkëta, rrugë që bashkojnë kombin dhe jemi në një stadium zhvillimi e ky është biznesi i cili i pari i theu kufijtë dhe do të na bashkoi”, tha kryetar i Komunës së Çairit.

Izet Mexhiti, shtoi se biznesi dhe “Javët e Biznesit Kombëtar” do të bashkoi shqiptarët.

Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës, tha se projekti “Javët e Biznesit Kombëtar” nisi me 17 shkurt ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke vazhduar në gjitha viset edhe këtu me bashkimin e prodhuesve shqiptar.

“Po realizojmë këtë projekt në mënyrë që shqiptarët nga të gjitha trojet të jenë të bashkuar në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të shtetit Shqiptar. Nga 17 shkurti deri me 28 nëntor shqiptarët janë bashkë, po ashtu edhe me projektin “Javët e Biznesit Kombëtar” që mbajtëm në të gjitha tevat shqiptare”, tha Ragmi Mustafa.

Sipas tij ky projekt kishte rëndësi dhe jeohnë të madhe.

Nga ana tjetër edhe prodhues nga viste të ndryshme  dhe qytetarët e kësaj ane realizimin e “Javët e Biznesit Kombëtar”në Luginë e vlerësuan tejet kapital.  Fetah Ostërgllava, nga fabrika e Ujit Kllokoti, e vlerësoi mjaft të rëndësishëm  mbajten e panairit ne Preshevë. Sipas tij uji që prodhojnë është shumë I njohur në Kosovën Lindore

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)