20 Prill 2025

Prodhimet kombëtare ekspozohen në Prizren

Prizren, 17 tetor - Ekspozimi i bizneseve kombëtare, ka vazhduar para qytetarëve të regjionit të Prizrenit, organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve në kuadër të projektit “Javëve të Biznesit Kombëtar 2012”. 

Pos prodhuesve nga Kosova, prodhimet e tyre i ekspozuan edhe bizneset shqiptare nga Mali i Zi, Maqedonia, Kosova Lindore dhe Shqipëria.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se  ky projekt kapital po vazhdon të realizohet në të gjitha shtetet shqiptare, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, Maqedoni, Malë të Zi e Kosovë Lindore, ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët.

“Qëllimi i këtij projekti, është që  qytetarët shqiptarë të konsumojnë prodhimet kombëtare në pesë shtetet ku jetojnë dhe prodhojnë shqiptarët”, tha Agim Shahini. Sipas tij projekti realizohet në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Kreu i AKB-së, tregoi se prodhimet kombëtare kanë kaluar  njëzetepesëmijë kilometra dhe atë në të gjitha trevat shqiptare dhe ekspozimi i do të vazhdoi deri me 28 nëntor.

“Miliardat e investuara në autostradën e Kosovës Shqipëri, kanë ndikuar në rritjen dhe shkëmbimin ekonomik ndërmjet Kosovës e Shqipërisë dhe rajonit. Po ashtu këto miliarda të investuara do të rikthehen nga qarkullimi që po realizohet nga kjo autostradë”, tha Shahini.

Sipas tij Prizreni, është jo vetëm qendër historike, kulturore, por edhe ekonomike dhe diplomatike e fuqishme. Konsumimi i prodhimeve kombëtare rrit  cilësinë e jetës në trevat tona, zhvillimin ekonomik, uljen e papunësisë dhe ngritjen e bizneseve kombëtare.

“Konsumimi i prodhimeve kombëtare, ndikon drejpërdrejt në zhvillimin e trevave tona dhe biznesit”, tha Shahini. Ai tregoi se projekti do të vazhdoi me ekspozimin e prodhimeve kombëtare në Kosovën Lindore. “Javët e Biznesit Kombëtar”, po vazhdon në të gjitha trevat kombëtare, nga shteti në shteti, ga lindja në perëndim, nga veriu në jugë dhe nuk do të ketë ndalje.
 
Nga ana tjetër edhe Ymer Berisha, këshilltar i kryetarit të Prizrenit, vlerësoi lartë realizimin e këtij projekti në Prizren, duke kërkuar që qytetarët të vetëijësohen dhe konsumojnë prodhimet vendëse. Ai tregoi se kjo komunë gjitnjë ka ndihmuar bizneset me lehtësira.

Selatin Gjeloshi, prodhues nga Ulqini,  tha se realizimi i këtij projekti  në të gjitha trevat kombëtare shqiptare ka shënuar rezultate pozitive. Ai  tregoi se projekti është realizouar edhe në Ulqin, ku  edh ekonsumohen mjaft prodhimet shqiptare. 

Edhe Emilija Rexhepi, deputete e Kuvendit të Kosovës, kërkoi nga qytetarët që të konsumojnë prodhime shqiptare, sepse vetëm  kështu zhvillohen trevat dhe bizneset. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)