Problemet dhe sfidat në çështjet e bashkëpunimit ekonomik regjional
Prishtinë, 29 qershor - Kryetari i Odes Ekonomike te Kosovës, Safet Gërxhaliu, u takua sot me Sekretarin e Përgjithshëm te Këshillit Regjional për Bashkëpunim, Hido Bisçeviq ku u bisedua lidhur me çështjet e bashkëpunimit ekonomik regjional dhe problemet dhe sfidat në këtë proces.
Në takim në të cilin morri pjesë edhe Koordinatorin i Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim regjional Lirak Qelaj, u bisedua për rendësin e bashkëpunimit ekonomik në Evropën Juglindore me ç\'rast kryetari Gërxhaliu e informoi Bishçeviqin rreth problemeve me te cilat ballafaqohet ky proces ne Kosove, për pasojat ekonomike, politike dhe sociale që rrjedhin nga mosrealizimi dhe bllokimi i proceseve të bashkëpunimit regjional dhe njëkohësisht shprehu gatishmërinë e OEK-ut për të përkrahur fuqishëm procesin e bashkëpunimit regjional.
Duke falënderuar kryetarin e OEK-ut, për informacionet e dhëna dhe për gatishmërinë e OEK-ut dhe atij personalisht për zgjidhjen e këtyre problemeve, Bishçeviq tha se ato do të merren parasysh me kujdes të veçantë gjatë realizimit të politikave dhe orientimeve të Këshillit Regjional për Bashkëpunim.