26 Dhjetor 2024

Prishtina me treg të luleve

Prishtinë, 4 korrik - Komuna e Prishtinës hapi sot Tregun e Luleve në sheshin “Skenderbeu”. Ky treg është i pari i këtij lloji, dhe iu ofron mundësi prodhuesve që t’i shesin lulet e tyre në një hapësirë të caktuar, në një nga sheshet kryesore të qytetit.

Kryetari Shpend Ahmeti tha se ky projekt është realizuar në bashkëpunim me qeverinë zvicerane dhe DEMOS-in, me qëllim të përmirësimit të hapësirave publike.

“Këtu janë 6 kiosqe, për shfrytëzimin e të cilave kemi hapur konkurs ku kemi ftuar të gjitha kompanitë e luleve. Janë pranuar 11 aplikacione, dhe me rotacion do t’ia mundësojmë secilës nga këto kompani shfrytëzimin e këtyre kiosqeve”, theksoi Ahmeti.

Komuna njofton se nga sot e tutje, gjatë gjithë kohës, ky treg do të jetë i hapur, dhe u bën thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë sa herë që iu nevojiten lule të freskëta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)