Prezantohet Udhëzuesi për Shpërndarjen dhe Shitjen e Standardeve
Prishtinë, 11 dhjetor - Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon konferencën për shtyp me temën “Standardizimi i produkteve vendore: Shpërndarja dhe shitja e standardeve”.
Në këtë konferencë për shtyp do të prezantohet punimi “Udhëzuesi për Shpërndarjen dhe Shitjen e Standardeve”.
Punimi do të shënojë përmbylljen e projektit tonë mbi standardizimin e produkteve vendore. Në konferencë gjithashtu do të prezantohet një video promovuese mbi produktet vendore dhe rëndësinë e pajisjes së produkteve vendore me standarde të cilësisë.