Prezantohet studimi për sfidat e rritjes se kualitetit të produkteve vendore
Prishtinë, 2 mars - Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon tryezën 'Promovimi i standardeve për produkte vendore dhe implementimi i MSA-së'.
Në këtë tryezë do të prezantohet edhe punimi “Standardizimi në Kosovë dhe sfidat për rritjen e kualitetit të produkteve vendore”.
Punimi do të trajtojë gjendjen aktuale të infrastrukturës së cilësisë në përgjithësi dhe të standardeve në veçanti.
Tryeza mëton të sjellë së bashku përfaqësues të institucioneve, bizneseve dhe shoqërisë civile për të diskutuar mbi këtë problematikë dhe për të propozuar hapa përpara.