09 Janar 2025

Prezantohet strategjia për luftimin e ekonomisë jo-formale dhe pastrimit të parave

Prishtinë, 27 janar - Sot në Ministrinë e Financave është prezantuar Projekt Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit për parandalimin dhe luftimin e ekonomisë jo-formale, pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe krimeve financiare 2014 -2018.

Në takimin e udhëhequr nga ministri Besim Beqaj me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse, komunitetit të biznesit, organizatave joqeveritare është theksuar se Plani i Veprimit përmban gjashtë objektiva.

- Ngritja e vetëdijesimit në ndikimin dhe parandalimin e ekonomisë jo-formale dhe krimeve financiare, Fuqizimi i parandalimit të ekonomisë jo-formale dhe krimeve financiare nëpërmjet transparencës, llogaridhënies, qeverisjes së mirë dhe partneritetit social, Promovimi i inteligjencës, hetimeve, ndjekjeve dhe procedurave përmbaruese në pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe krimeve financiare, Fuqizimi i kapaciteteve të institucioneve relevante, Zhvillimi dhe aplikimi i qasjes pro-aktive në bashkëpunimin ndërkombëtar në parandalimin e pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe krimeve tjera financiare,  Zhvillimi i legjislacionit kombëtar që përshtatet me standardet ndërkombëtare dhe siguron zbatim efikas të ligjit, dhe gjithsejtë 51 aktivitete, të cilat ju veç i keni marrë më herët.

Me këtë rast ministri Beqaj ka theksuar se duke u mbështetur në dokumentet strategjike të Qeverisë, ne synojmë një rritje të qëndrueshme ekonomike ku sektori privat ka rolin udhëheqës në ekonomi.

“ Përmes dokumenteve strategjike janë bërë reforma substanciale që synojnë përmirësimin e ambientit për të bërë biznes, që reflektohet edhe në raportet e fundit të Bankës Botërore. Qeveria e Kosovës konsideron se ekonomia jonë do të ketë një sektor privat të fuqishëm, vetëm atëherë kur konkurrenca do të jetë lojale dhe të  gjitha bizneset trajtohen në mënyrë të barabartë”, tha ministri Beqaj.

I pari i Ministrisë së Financave me këtë rast theksoi se jemi të vetëdijshëm për vështirësitë me të cilat ballafaqohen bizneset dhe njëra nga këto vështirësi është edhe shkalla e informalitetit që sfidon në masë të konsiderueshme parimin e barabarësisë në treg dhe nënvizoi se fenomeni i ekonomisë jo-formale është i dëmshëm për të gjithë: ajo ka efekte negative për vet bizneset, të punësuarit dhe Qeverinë.

“ Prandaj është e rëndësishme që ne si institucione të bëjmë më të mirën për të luftuar këtë dukuri dhe rrjedhimisht, për të ofruar një ambient më të pranueshëm për të bërë biznes. Luftimi i ekonomisë joformale do të jetë një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Financave, respektivisht Qeverisë”, tha ministri Beqaj.

Në procesin e hartimit të Strategjisë Kombëtare dhe Planit të tij të Veprimit përveç institucioneve publike ishin të përfshira edhe palët e interesit si  sektori privat, shoqëria civile dhe OJQ-të dhe Strategjia bazohet në studimin e riskut në nivel kombëtar të hartuar bashkërisht me Komisionin Evropian i cili identifikon faktorët që mundësojnë përhapjen e kësaj dukurie.

Ministri Beqaj theksoi se Ministria e Financave ka kërkuar nga zyra e BE-së në Kosovë asistencë në vlerësimin e nivelit të ekonomisë joformale në vend me qëllim që progresi i planifikuar nga Strategjia dhe Plani i Veprimit të realizohet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)