06 Janar 2025

Prezantohen rezultatet e studimit “Hapat e parë në tregun e punës”

Prishtinë, 17 dhjetor - Deloitte Kosova sot prezantoi të dhënat e studimit “Hapat e Parë në Tregun e Punës”, të kryer me  studentët dhe të diplomuarit në universitetetin publik dhe ato private.

Në panel gjetjet e studimit u diskutuan nga stafi i Deloitte, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe zyrtarë të lartë nga Ministria e Arsimit, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe Dugagjin Pupovci, drejtor në Qendrën për Arsim e Kosovës. Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtare, përfaqësues të qendrave akademike private dhe publike, si dhe studentë.

Studimi zhvillohet cdo dy vjet nga Deloitte Central Europe, pjesë e të cilit studim për herë të parë është edhe Kosova. 

Ai ka në fokusin e tij të rinjtë e këtyre vendeve, studentët dhe të sapo diplomuarit, të cilët aspirojnë që në të ardhmën të bëhen liderë dhe ekspertë të fushave të caktuara. 

Studimi ofron përgjigje në një sërë pyetjesh të rëndësishme, përfshi se çfarë janë duke kërkuar këta të rinjë në punën e tyre?

Çfarë vendi zë puna në këndvështrimin e tyre të përgjithshëm? Cilat aspekte priten të jenë më të dobishme dhe më shpërblyese?

Cilat janë karakteristikat më të rëndësishme të një udhëheqësi të vërtetë në sytë e tyre? Si ndryshojnë këto perceptime në varësi të përvojës, moshës, gjinisë, kombësisë e faktorëve të tjerë?

Vullnet Latifi, drejtor në Deloitte Kosova, pas diskutimit në panel, theksoi se pritjet dhe zhvillimi i brezave të rinj studentor janë duke ndryshuar me dinamizëm në Kosovë.

“Studimi synon t’u bëj me dije punëdhënësve dhe institucioneve akademike të vendit aspiratat e brezit të ri dhe çfarë ata presin nga punëdhënësi i ardhshëm. Këto pritje duhet të adresohen nga bizneset, në të kundërtën ata rrezikojnë të humbasin talentet, e rrjedhimisht aftësinë konkurruese ndaj rivalëve të tyre, të cilët mund t’i përgjigjen këtyre pritshmërive më shpejt dhe pozitivisht” tha Latifi.

Rezultatet e studimit japin mjaft informata për të ndihmuar punëdhënësit të joshin, motivojnë dhe mbajnë talentet më të mirë të vendit.

Edukimi i këtyre te rinjve është një nga çështjet më me rëndësi në ditët e sotme, andaj ky studim mund t’u shërbejë edhe institucioneve  akademike të fokusohen në përgatitjen sa më mirë te studentëve për tregun e punës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)