Prezantohen nevojat e tregut të punës në Komunën e Rahovecit
Prishtinë, 20 korrik - Qendra Rinore SHL-K në Rahovec organizon sot një konferencë lidhur me hulumtimin e tregut të punës në Komunën e Rahovecit.
Duke e patur parasysh nevojen e te rinjëve për aftësime dhe punësim, SHL-K, ka financuar Agjensionin UBO Consulting për një hulumtim profesional të këtij tregu, në mënyrë që në të ardhmen Rahoveci të ketë të qartë nevojat e tregut të cilat dhe do të rigjeneronin vende të reja pune.
Paneliste do te jenë: Kryetari i Komunes Idriz Vehapi, Drejtoresha e Zyres se Punesimit znj. Hilmije Bugari, Drejtori nga Drejtoria për ekonomi z. Avdullah Kryeziu, Perfaqesuesi i Agjensionit Ubo, Valon Feka dhe përfaqësues të Odes Ekonomike.