07 Janar 2025

Prerja e Kurbanit lejohet vetëm në tregun e kafshëve

Prishtinë, 21 shtator - Komuna e Prishtinës, gjegjësisht sektori veterinar-sanitar i Drejtorisë së Inspekcionit, njofton të gjithë qytetarët e Prishtinës të cilët planifikojnë që për festën e Kurban Bajramit të presin kurban, se ky ritual do të lejohet vetëm në tregun e kafshëve, i cili gjendet në Kodrën e Trimave, në dalje të qytetit.

Zyrtarët e Drejtorisë së Inspekcionit do të jenë  në teren gjatë datave 21, 22 dhe 23 shtator dhe do të inspektojnë të gjitha tregjet e qytetit.

Çfarëdo tentimi që prerja e kurbanit të bëhet në lokacione të tjera, si p.sh. Tregu i Gjelbër, ai i Ulpianës apo vende të tjera, do të pamundësohet dhe do të iniciohet procedura për kundërvajtje. 

Tregu i kafshëve është lokacioni i vetëm që i plotëson kushtet minimale për kryerjen e këtij rituali, andaj ftojmë qytetarët që ta respektojnë këtë vendim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)