03 Maj 2024

Preferencat tregtare me BE-në ndihmojnë eksportin Kosovarë

Prishtinë, 9 janar - Me qëllim të njoftimit me ndikimin e kthimit të preferencave tregtare nga BE-ja si dhe për të parë gjendjen e përgjithshme të prodhuesve Kosovarë,  Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari Lila sot vizitoi kompanitë Laberion dhe KosovaTex.

Gjatë vizitës në kompaninë Laberion, Ministrja Kusari-Lila  u njoftua me kapacitetet prodhuese të kësaj kompanie si dhe me potencialet eksportuese gjerë më tani.

Stafi udhëheqës potencoi që kjo kompani ka arritur që te eksportojë në shumë shtete të BE-së duke përfshirë: Norvegjinë, Suedinë, Gjermaninë, Bullgarinë dhe shtete tjera jo anëtare të BE-së siç është Zvicra.

Për më tepër fabrika Laberion beson që do të vazhdojë të rrisë kapacitetet prodhuese dhe eksportuese gjatë vitit 2012 jo vetëm në BE por edhe në vendet e rajonit e sidomos në Bosnje e Hercegovine meqë pas pranimit të vulave doganore dhe mundësisë së transitit nëpër Serbi prodhimet e Laberionit janë bërë edhe më konkurrente në tregun e Bosnjës.

Nga ana e saj Ministrja Kusari-Lila theksoi përkushtimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që të vazhdojë me eliminimin e barrierave tregtare me qëllim që prodhuesit Kosovar të kenë qasje sa më të lehtë në tregjet rajonale, evropiane dhe botërore.

Gjithashtu, ajo theksoi edhe iniciativat fiskale që janë duke u planifikuar në nivel të qeverisë me qëllim të ngritjes së konkurueshmërisë se produkteve vendore në tregun vendor dhe atë rajonal.

Gjatë vizitës në fabrikën KosovaTex, ministrja u njoftua me punën e kësaj kompanie e cila eksporton 100% të prodhimit të saj në tregjet e BE-së.

Stafi menaxhues i kompanisë e njoftoi atë me punën angazhimet dhe planet për të ardhmen duke e falënderuar për punën e bërë nga Qeveria për eliminimin e barrierave tregtare dhe duke kërkuar që Qeveria të vazhdojë me iniciativa që kanë për qëllim stimulimin e prodhimit vendor.

Një çështje specifike e ngritur nga KosovaTex ishte edhe çështja e kumulimit diagonal të lëndës së parë nga Turqia në prodhimet që plasohen në BE.

Gjithashtu u diskutua edhe për hapat që po ndërmarrën për formimin e Shoqatës së përpunuesve të tekstilit në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës.

Minisrja Kusari-Lila premtoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të angazhohet që çështjet e ngritura nga ana e KosovaTex të trajtohen sa më shpejtë të jetë e mundur.

Ajo gjithashtu shprehu gatishmërinë e plotë të Qeverisë t’iu dalë në ndihmë të gjithë prodhuesve kosovarë të produkteve të tekstilit me aq sa është e mundur.

Kjo vizitë e minstres Kusari-Lila është e para e këtij lloji për vitin 2012 dhe vizita të tilla priten gjatë tërë vitit me qëllim të ngritjes së dialogut publiko-privat dhe me qëllim që politikat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës të jenë në shërbim të prodhuesve, bizneseve dhe konsumatorëve kosovarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)