20 Prill 2025

Potencialet e Kosovës promovohen në Mal të Zi

Ulqin, 15 nëntor - Në manifestimin Dita e Shegës" në Katërkollë të Ulqinit, u ekspozuan edhe potencialet e Kosovës nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.      

Nazif Cungu, kryetar i Komunës së Ulqinit, tha se kjo mundëson që të tregojnë pasuritë e tyre, të tregojnë diversitetin dhe potencialin e madh bujqësor që ka komuna e Ulqinit. Ai shtoi se Liqeni i Shasit, Lumi Buna, toka pjellore dhe mallet me klimë të butë mesdhetare janë kushte të përsosura për zhvillimin e bujqësisë në këtë zonë.

“Anamali është i njohur për prodhimin e pemëve jugore, sidomos me shegë, fiq dhe tash edhe me prodhime tjera që janë njohura dhe cilësore. Kjo zonë është potencial i madhe edhe për blegëtori. Jemi duke punuar edhe për zhvillimin e bujqësisë dhe ndërtimi i rrugës nga kufiri shqiptar drejt Ulqinit, dukshëm ka ndihmuar në zhvillimin e kësaj ane”, tha Cungu.

I pari i Komunës së Ulqinit tregoi, se këtë zonë e kanë shpallur zonë të biznesit, e cila qëllim kryesor ka zhvillimin e kapaciteteve përpunuese dhe krijimin e kushteve përcjellëse.

“Është avantazh i madh që ky rajon është mjedisë ekologjikisht i pastër dhe përveç tokës së pasur ka edhe potencial të madh për prodhimin e ushqimit organik, për të cilin kohëve të fundit ka interesim të madh”, tha Cungu. Sipas tij aktivizimi i tokës bujqësore në ekonominë e mëhershme të Shasit, për të cilin ka interesim për të investuar dhe do të rritet në mas të madhe zhvillimi i kësaj zone.  

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se në manifestimin "Dita e Shegës", po prezentohen edhe potencialet e Kosovës dhe atë jo vetëm për qytetarët e Anës së Malit, por edhe ata të Ulqinit e gjithë Malit të Zi. Sipas tij kjo zonë ka potenciale dhe pasuri të jashtëzakonshme për zhvillimin e saj, Ulqinit dhe të gjithë Malit të Zi.

“Pos gjitha potencialeve që ka kjo zonë, potenciali më i fuqishëm është popullata shqiptare, e cila prodhimet e tyre mund ti sjell për konsum edhe në Kosovë e të cilat do të jenë të mirëpritura nga konsumatorët”, tha Shahini.  

Kryetari i AKB-së shtoi, se tashmë liria e lëvizjes dhe ajo e mallrave është në nivel, ku janë shembur kufijtë dhe të gjitha barrierat ndërmjet të gjitha trevave ku janë shqiptarët.  Në këtë kuadër po realizohet edhe projekti “Javët e Biznesit Kombëtar”, i cili ka nisur me 17 shkurt nga Prishtina, ku ka vazhduar në Ulqin, Kosovë Lindore, Shqipëri e Maqedonik dhe mbaron me 28 nëntor dhe realizohet ne kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

“Mardhëniet ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi janë të mira po ashtu edhe shkëmbimet tregtare. Dihet se në Ulqin numri më i madh i turistëve është nga Kosova dhe të cilët këtë e kanë shëndërruar në traditë dhe krahas kësaj të kunsumojnë ato prodhime shqiptare nga këto vise”, tha kryetari i AKB-së.

Kabil Kurti, kryetar i Klubit të Biznesit Ana Mali, tha se ky manifestim do të bëhet tradicional dhe se Ana e Malit, është krahinë e pasur natyrore, e cila ka potenciale dhe resurse natyore të cilat rrisin madhështinë e kësaj ane.

“Ky manifestim do të jetë pikënisje për promovimin  e prodhimeve vendëse të cilat do të rrisin mundësinë për një mirëqenie më të mirë”, tha Kurti.

Ai shtoi se shega ka qenë simbol I trashëgëmisë dhe jetëgjatësisë për popujtë  autokton . Lulet e shegës janë symbol I dashurisë.

Nga ana tjetër edhe zyrtar të lartë nga Qeveria e Malit të Zi, konkretisht ministria e Bujqësisë, ajo e Mjedisit vlerësuan  lartë prodhimet e kësaj ane.

Në këtë manifestim pos shegës u ekspozuan edhe prodhime tjera si mandarina, ullinj, fiq, mjaltë, kivi, raki djathë e tjera, jo vetëm nga Mali i Zi, por edhe Shqipëria e Kosova.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)