Porti i Shëngjinit dyfishon kapacitetin përpunues
Shëngjin, 6 gusht - Porti i Shëngjinit po dyfishon kapacitetet e tij përpunuese dhe ankoruese për anijet e mallrave.
Duke qenë farë afër Rrugës së Kombit, ky port është përqendruar më së shumti në përpunimin e mallrave që shkojnë drejt Kosovës.
Me financimet e Bashkimit Europian, në Portin e Shëngjinit po ndërtohet një kalatë e re, e cila do të funksionojë jo vetëm për anijet e mallrave, por edhe për jahtet e turistëve të huaj.