26 Dhjetor 2024

Politika e dyfishtë fiskale e Serbisë shkatërron prodhimin kosovar

Prishtinë, 5 qershor - Oda Ekonomike e Kosovës në kontinuitet po përcjell zhvillimet në tregun rajonal, përkatësisht rrespektimin e  marëveshjes për tregti të lirë CEFTA.  Sërish, këtu Serbia paraqitet si shteti që më së paku ëhstë e interesuar për zhvillimin e raporteve tregtare në kuadër të kronizave të kësaj marërveshje.

Ajo me vendime e me ligje anti -CEFTA në mënyrë serioze rrezikon prodhimine e vendeve  të rajonit, me këtë edhe të Kosovës.  

Në mekanzimat e  OEK-ut shpesh është diskutua çështja e të drejtës për të zhvilluar Politikë (të dyfishtë) Fiskale:

· Njëra për mallra të importit dhe

· Tjetra për prodhimet vendore.

Gjatë këtyre debateve kami konstatuar edhe zhvillime shqetësuese, përkatësisht veorimein enjë shteti në dëmë të prodhimit të shteteve të tjera. Nëse ne tërësisht e rrespektojmë marrëveshjen CEFTA, atëherë askush nuk guxon të apliko0j taksa të dyfishta, ashtu si kërkon edhe kjo marrëveshje.

Ndërkaq, Serbia nuk e ka dert për këtë marëvehsje, ndonëse ëhstë nënshkruese e saj.  Qeveria e Serbisë , përmes ligjit, ka aprovuar taksa të dyfishta, si  p.sh për lëngjet: Njëra për import (ku ka akcizë) dhe tjetra për prodhime (ku hiqet akciza).

Në këtë mënyrë Serbia favorizon prodhimet vendore, duke diskrimimuar ato nga importi, ku bëjnë pjesë edhe ato nga vendet e CEFTA s.

Serbia me anë të ndërrimit të Ligjit të akcizës ka rënë ndesh me marrëveshjen CEFTA veçanërisht kjo shihet:

1. Me preambulën – paragrafin e dytë të marrëveshjes theksohet: “Duke riafirmuar angazhimin e tyre për parimet e ekonomisë së tregut, që përbëjnë bazën për marrëdhëniet e tyre ekonomike” si dhe paragrafin tjetër të preambulës: “Të vendosur për të zhvilluar marrëdhëniet e tyre reciproke tregtare në përputhje me rregullat dhe disiplinat e OBT-së, pavarësisht nëse ata janë apo jo anëtarë të OBT-së”,

2. Veçanërisht vërehet shkelje e nenit 15 (Diskriminimi Fiskal) – citojmë: “Palët nuk do të zbatojnë asnjë masë apo praktikë të një natyre të brendshme fiskale që vendos, drejtpërdrejt ose indirekt, diskriminimin ndërmjet produkteve origjinuese tek Palët dhe do të eliminojnë këto masa, nëse ekzistojnë, me hyrjen në fuqi e kësaj marrëveshjeje”.

3. Serbia ka shkelë me të dy këmbët edhe Nenin 1 të marrëveshjes; nenin 2 pika nën a. Pastaj Nenin 5 dhe nenin 6.

Oda Ekonomike e Kosovës kërkon rishikim të politikes fiskale aktuale dhe të zbatoj një politik e cila do të jetë në funksion te zhvillimit ekonomik e ne veçanti të sektorit prodhues. Po ashtu kërkon edhe reagim në Sekretariatin e CEFTA-as për ekzistimin e dukurive të tilla të diskriminimit fiskal që nuk janë në ujdi me marrëveshjen e arritur në mes palëve nënshkruese.

Dua të besoj se tani është momenti kur edhe Ministria e Financave të Republike së Kosovës në mënyrë më serioze të merret me kërkesat e prodhuesve vendore të pijeve dhe lëngjeve freskuese për eliminimin e akcizës për importin e lëndës së parë.

OEK-u në vazhdimësi do të përcjell këto zhvillime dhe do të insistoj për përmirësimin e ambientit biznesorë në Kosovë, i cili duhet të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik. 

Në kuadër të kësaj përfshihen edhe angahzimete  saj direkte, apo indirekte te mekanizmat rajonal, si është CEFTA, në mënyrë që të ms diskriminohen prodyukett kosovare.

Kurse nga Qeveria e Ksoovës, përkatësisht Ministria e Financave do të kërkoj që të miratoj politika fiskale që nxisin prodhimin vendorë, i cili duke u mbrojtur nga konkurrenca e pandershme ndikon në përmirësimin bilancit tregtar të vednit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)