Policia arreston një person për transportim të mishit në kushte jo higjienike
I dyshuari se bashku me automjetin është shoqëruar në Stacionin Policor Istog për intervistim, janë njoftuar inspektorët sanitar dhe Prokurori i shtetit.
Nga inspektorët sanitar është bërë inspektimi i mishit dhe sipas inspektorëve sasia e mishit ishte rreth një qind e pesëdhejtë (150) kg, pasi që nga i dyshuari nuk është prezantuar ndonjë dokument përcjellës, sasia e mishit nën përcjellje të Policisë së Kosovës dhe inspektorëve sanitar, është bërë asgjësimi i mishit në deponinë e mbeturinave.