Pika kufitare 1 në Jarinjë e mbyllur për mallrat serbe
Prishtinë, 2 gusht - Në pikën kufitare 1 në Jarinjë mbrëmjen e së hënës është ndaluar sërish kalimi i automjeteve që kanë me vete artikuj ushqimorë dhe mallra te tjera serbe.
Ushtarët e KFOR-it në këtë pikë mbrëmë kanë ndaluar edhe kalimin e automjeteve që transportonin barëra.
Ndërsa në pikën 31 në Bërnjak raportohet se nuk ka patur kontrolle të rrepta të kalimit të artikujve të tillë.
Veriu I Kosovës vazhdon të jetë në tension, ndërsa qeveria ka paralajmëruar aksione të reja një ditë më parë.
Situata gjatë natës së kaluar ka kaluar e qetë dhe pa incidente.