22 Dhjetor 2024

Pesë vendet e Eurozonës qetësojnë bankat

Bruksel, 12 nëntor - Për shkak të spekulimeve lidhur me një falimentim të mundshëm financiar, pesë vende të Eurozonës i kanë dhënë një deklaratë mirëbesimi Dublinit.

Në deklaratën e dhënë nga Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Spanja dhe Italia thuhet se në ndihmat financiare për Irlandën nuk duhet të përdoren para private. Deklarata u bë publike gjatë takimit të G-20 në Seul.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha se BE ka përgatitur një plan shpëtimi me financat shtetërore, i cili mund të përdoret për problemet akute financiare të vendeve anëtare. Me këtë deklaratë u hiqet frika bankave private garante të Irlandës së mbytur në borxhe. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)