Përshkallëzimi i fërkimeve tregtare do të godasë ekonominë globale
Seul, 10 gusht - Pasi qeveria e ShBA-së vendosi të zbatojë nga 23 gushti një tarifë prej 25% mbi mallrat e importuara nga Kina me vlerë rreth 16 miliardë dollarë, edhe pala kineze gjithashtu vendosi një tarifë prej 25% mbi importet nga ShBA-ja po me vlerë 16 miliardë dollarë.
Pas këtij zhvillimi, mediat koreanojugore kanë paralajmëruar se përshkallëzimi i fërkimeve midis dy ekonomive më të mëdha të botës, do të shkaktojë një goditje të rëndë mbi ekonominë globale.
Gazeta "Joong Ang Daily" thekson se të dhënat ekonomike të ShBA-së duken të shkëlqyera, por ajo ka dështuar në tërheqjen e investimeve të huaja.
Vëllimi e investimeve të drejtpërdrejta të huaja në ShBA ishte 486 miliardë dollarë në vitin 2016 dhe ra në 292 miliardë dollarë vjet, me një ulje 40 %.
Ndërkohë, në tremujorin e parë të këtij viti, shifra ishte 57.5 miliardë dollarë, vetëm sa një e treta e së njëjtës periudhë të vitit 2016 (150.7 miliardë dollarë), kur president ishte Barak Obama. Kjo do të thotë se sot është e vështirë për ShBA-në të fitojë besimin e vendeve të tjera.
Gazeta tjetër koreanojugore "Chosun Ilbo" paralajmëroi se zgjerimi i proteksionizmit tregtar të ShBA-së mund të ketë një ndikim të madh në tregjet e aksioneve në botë.
Raporti citon Larry Fink-un, kryeekzekutivin e Grupit "Blackstone", kompania më e madhe e menaxhimit të aseteve në botë, të ketë thënë: "Nëse ShBA-ja dhe Kina godasin përsëri me 'bomba tatimore' njëra-tjetrën, kjo mund të çojë në një rënie prej 10-15 % në bursat globale".