Përshëndetet ndryshimi i politikës valutore të Kinës
Bruksel 21 qershor - Presidenti i SHBA-së Barack Obama dhe Komisioni Europian kanë përshëndetur vendimin e Kinës për ndryshimin e kursit të valutës, Yuan.
Projekti është një hap konstruktiv që mund të ndihmojë në sigurimin e rimëkëmbjes së ekonomisë globale dhe të kontribuojë për një ekonomi të ekuilibruar në botë, thuhet në një deklaratë të Obamës.
Komisioni i BE-së pret nga ky hap një përforcim të mëtejshëm të sistemit financiar dhe monetar ndërkombëtar. BE dhe SHBA i krkonin prej vitesh Kinës të lejonte rritjen e vlerës së juanit për të ulur disekuilibrat globalë ekonomikë.