20 Prill 2025

Përmirësohet tregu i shtëpive në SHBA

New York, 25 tetore - Shitja e shtëpive në Shtetet e Bashkuara arriti në nivelin më të lartë në mbi dy vjet në shtator.

Raporti nga Departamenti i Tregëtisë thotë se shitja e shtëpive u rritën me afro gjashtë për qind gjatë muajit të kaluar dhe 27 për qind  gjatë vitit të kaluar. Edhe çmimet e shtëpive u rritën.

Ekspertët thonë se përqindja e interesit për kreditë që është në nivele të ulëta rekord dhe popullsia në rritje i konsolidoi shitjet.

Probleme të mëdha në sektorin e shitjeve luajtën një rol kyç në krizën financiare që e çoi vendin në recesionin më të keq prej dekadash.

Ndërkohë zyrtarë të lartë të Bankës Qendrore po diskutojnë për politikat e përqindjes së interesit dhe çështje të tjera ekonomike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)