27 Dhjetor 2024

Përmirësohet tregtia në Eurozonë, suficiti tregtar 15.6 miliardë euro

Bruksel, 18 shtator - Tregtia e vendeve të Eurozonës me pjesën tjetër të botës ka regjistruar një suficit prej 15.6 miliardë eurosh apo 20.4 miliardë dollarë në korrik, bëri të ditur Zyra Europiane e Statistikave, Eurostat, të hënën.

Shifra e suficitit tregtar në korrikun e një viti më parë ishte 2.1 miliardë euro dhe 13.6 miliardë euro në qershor.

Eksportet dhe importet ranë përkatësisht me 2 dhe 1.2 për qind në korrik, në krahasim me qershorin, sipas Eurostatit.

Ndërsa për 27 vendet e BE-së, bilanci tregtar për korrikun e vitit 2012 regjistroi një suficit prej 3.1 miliardë eurosh, krahasuar me 10.9 miliardë euro deficit një vit më parë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)