Përmbyllët projekti 2.8 milion euro i BE-së për zhvillimin e tregtisë kosovare
Ky projekt i cili ka zgjatur katër vite, e ka ndihmuar Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë që të zhvillojë kapacitetet e domosdoshme për të negociuar e pastaj për të implementuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian në fushat e politikës tregtare, analizës tregtare, hapjes së tregut dhe statistikave tregtare.
Synimi është përkrahja e rritjes ekonomike që do të krijojë më shumë vende pune dhe të ardhura më të larta për qytetarët e Kosovës, do të zvogëlojë papunësinë dhe varfërinë, pasi që një politikë tregtare efikase e orientuar kah eksporti luan rol kyç në këtë drejtim.
Në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm Samuel Zhbogar, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues Special i BE-së, Hykmete Bajrami, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ramadan Ilazi, Zëvendësministër për Integrim Evropian.