Përgjysmohet sasia e gazi të eksportuar nga Rusia në Sllovaki
Bratislavë, 2 tetor - Zyrtarët sllovakë kanë bërë të ditur për përgjysmimin e sasisë së gazi të eksportuar nga Rusia drejt këtij vendi.
Publikimi i këtij lajmi nga Sllovakia pritet të ndikojë akoma më shumë tek mosmarrëveshjet aktuale mes Evropë dhe Rusisë mbi çështjen e gazit.
Robert Fiko ka thënë se deri tani Sllovakia ka patur marrëdhënie të sinqerta me Rusinë e cila ka thënë se problemet teknike janë shkaku i uljes së nivelit eksportues të gazit, mirëpo deri tani kompania Gazprom nuk është prononcuar për këtë rast.
Ulja me 50% e gazit rus që eksportohet në Sllovaki është sasia më e madhe që është ulur deri më sot.