26 Dhjetor 2024

Përgatitet hapja e 11-të e panairit ndërkombëtar Expokos 2012

Prishtinë, 3 maj - CEO-Congress & Event Organization si organizator i panairit ndërkombëtar të ndërtimtarisë, energjetikës, teknikës, mobilerisë dhe paluajtshmërive Expokos 2012 ju njofton se edicioni i 11-të me radhë i kësaj ngjarjeje do të sjellë në Prishtinë rreth 400 kompani ekspozuese me renome nga rajoni, vendet e BE-së, Turqia etj.

Në Expokos 2012,  që do të mbahet nga 16-19 maj në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, do të marrin pjesë në mënyrë të organizuar në nivel qeveritar, pavijonet nacionale të ekspozueseve së bashku me dhjetëra kompani të njohura nga: Kroacia, Hungaria, Republike e Çekisë, Belgjika, Austria, Greqia, etj.

CEO ka arritur që në secilin edicion të panairit të sjellë kompani me renome nga rajoni, Evropa etj. dhe sukses i jashtëzakonshëm i këtij edicioni është ardhja në mënyrë të organizuar, për herë të parë, e shteteve si: Çekia, Greqia, Hungaria dhe Belgjika, dhe kjo vjen si rezultat i një komunikimi disavjeçar në mes të CEO-s dhe agjencive shtetërore për investime dhe tregti të jashtme të këtyre vendeve.

Pjesë aktive e panairit do të jenë: APIK (Agjencioni për Promovimin e Investimeve në Kosovë), Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, OEDSH, AWEX (Agjencioni për Tregti të Jashtme dhe Investime nga Belgjika), Oda Ekonomike e Austrisë, Oda Ekonomike e Kroacisë, Agjencioni Shtetëror për Promovimin e Eksportit (HITA) nga Hungaria, Konfederata e Industrisë nga Republika Çeke, Oda Ekonomike e Çekisë, Oda Ekonomike Kosovaro-Turke, si dhe shumë shoqata të profesionistëve, si Shoqata e Arkitektëve të Kosovës etj.

Përveç kompanive të shumta ekspozuese dhe vizitorëve profesionistë nga Kosova dhe rajoni, panairi do të vizitohet poashtu edhe nga rreth 8 delegacione biznesore nga vende të ndryshme, si: Zvicrra, Austria, Sllovenia, Kroacia, Greqia, etj.

Kjo ngjarje do të jetë në qendër të vëmendjes së komunitetit të biznesit, institucioneve shtetërore dhe publikut të gjerë edhe për shkak të shumë aktiviteteve përcjellëse që do të mbahen në ambientet e panairit si: seminare, konferenca dhe prezantime nga profesionistë, udhëheqës të asociacioneve të biznesit, përfaqësues të ambasadave, e që kanë për tematikë rritjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe shteteve të cilat prezantohen në panair.

Përfaqësuesit e delegacioneve të huaja do të kenë edhe takime me përfaqësuesit më të lartë shtetëror të Kosovës.

CEO si organizator i këtij panairi po punon intensivisht dhe me shumë mund në konsolidimin e raporteve me asociacionet, ministritë e linjave dhe agjencitë për investime nga vendet e ndryshme, duke i inkurajuar për shtrirjen e aktivitetit të tyre investues në Kosovë. Dhe jemi të kënaqur që ky aktivitet po jep rezultate konkrete në rritjen substanciale të frekuentimit të bizneseve të huaja në vend.

Mirëpo kjo ardhe e biznesve duhet të përcillet me hapa konkret dhe më të vendosur nga institucionet e vendit, të cilat duhet të bëjnë më shumë që ta lehtësojnë tërë këtë proces, në kohën kur Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për investime të huaja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)