20 Prill 2025

Përfundon panairi “Agrokos 2012”

Prishtinë, 2 nëntor - Panairi i agrobiznesit, ushqimit dhe pijeve “Agrokos” ka shënuar rritje nga viti në vit. Këtë vit, u mbajt edicioni i 12-të i këtij panairi i cili u përmbyll me sukses. 

Edhe pse moti ishte i ftohtë dhe me shi, interesimi i qytetarëve për ta vizituar këtë panair ishte i kënaqshëm. Përgjatë katër ditëve, kompanitë vendore dhe ndërkombëtare u vizituan nga mijëra vizitorë.

 Këtë vit panairi u vizitua edhe nga një numër shumë i madh i vizitorëve nga shtetet e rajonit, gjë që dëshmon që panairi “Agrokos” tashmë është bërë i njohur edhe jashtë kufijve të shtetit tonë.

Duke e marrë parasysh që këtë vit kanë marrë pjesë numër i madh i organizuar i kompanive nga disa shtete, numri i kompanive ekspozuese këtë vit ka shënuar rritje të madhe. Kompani nga nëntë shtete ekspozuan produktet e tyre në “Agrokos 2012”.

 Kompani nga Shqipëria, Maqedonia dhe Greqia, këtë vit kishin zgjedhur pikërisht panairin “Agrokos 2012” që të marrin pjesë në mënyrë të  organizuar dhe të promovohen para vizitorëve në Kosovë dhe rrjedhimisht të gjejnë partnerë për bashkëpunim.

Poashtu këtë vit, me ndihmën e Institutit Riinvest, nën emërimin “Frutat e Kosovës” dhe “nga Rahoveci” si ekspozues në panair morën pjesë një numër i madh i prodhuesve vendorë.

Përgjatë panairit u organizuan shumë aktivitete dhe prezantime. Qendra sociale-edukative Don Bosko, në panair prezantoi ushqimet e përgatitura nga kandidatët e kësaj qendre enkas për vizitorët e panairit “Agrokos 2012” të cilat ushqime u shpërndanë falas.

“Agrokos 2012” u organizua nga CEO – Congress & Event Organization kompani kjo e cila është e vetmja nga Kosova e pranuar me të drejta të plota në Asociacionin Botëror të Industrisë së Panaireve (UFI), si asociacioni më prestigjioz i kësaj fushe në botë.

Organizimin e panairit “Agrokos 2012” këtë vit e ndihmuan Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Agjencia për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit të Republikës së Maqedonisë (Invest in Macedonia), Oda Ekonomike e Diasporës Shqiptare (OEDSH) si dhe shumë përkrahës të tjerë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)