28 Dhjetor 2024

Përfundon mbështetja e BE-së mbi lëvizjen e lirë të mallrave në Kosovë

Prishtinë, 15 dhjetor - Ndihma teknike e ofruar në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja “Mbështetja e lëvizjes së lirë të mallrave në Kosovë” përfundon në janar 2017.

Me këtë rast Zyra e BE-së në Kosovë së bashku me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë organizojnë ngjarjen për të prezantuar disa nga rezultatet e këtij projekti.

Gjatë dy viteve të zbatimit, BE-ja përmes këtij projekti ka bërë përpjekje për të ndihmuar Kosovën në përmirësimin e infrastrukturës së kualitetit dhe në përafrimin e legjislacionit i cili rregullon lëvizjen e mallrave me standarde të BE-së.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar mbikqyrjes së tregut dhe mbrojtjes së konsumatorit dhe të drejtave të konsumatorit. Vlera e përgjithshme e këtij projekti dy vjeçar ishte 2.5 milion euro.

 

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e përmbylljes së projektit “Mbështetja e lëvizjes së lirë të mallrave në Kosovë ” i financuar nga BE-ja.

Në fjalën e saj, ministrja Bajrami tha se qëllimi i projektit ishte përmirësimi i ambientit të të bërit biznes, rritjes së konkurrueshmerisë së bizneseve vendore, si dhe përmirësimi i sigurisë së produkteve në tregun vendor dhe mbrojtja e konsumatorit.

“Projekti ishte mbështetje e karakterit teknik dhe u fokusua në tri elemente: Përafrimin e mëtejmë të legjislacionit vendor me legjislacionin relevant të BE-së, trajnimin e zyrtarëve si dhe informimin e bizneseve dhe konsumatorëve”, tha ministrja Bajrami, e cila shtoi se projekti ka ofruar mbështetje për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht dikasteret kyçe që kanë të bëjnë me hartimin dhe implementimin e legjislacionit relevant, të cilat mbulojnë lëvizjen e lirë të mallrave, përkatësisht Agjencinë e Akreditimit, Standardizimit, Metrologjinë, Departamentin e Mbrojtjes së Konsumatorit, Inspektoratin e Tregut dhe Departamentin e Industrisë.

“Në mbështetje të projektit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë arriti të realizojë aktivitetet, si: Hartimin e planit të implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, përkatësisht kapitullit të lëvizjes së lirë të mallrave. Këtu projekti ofroi një udhërrëfyes të qartë të programit relevant të BE-së jo vetëm për MTI-në por edhe për institucionet tjera relevante. Po ashtu, është përgatitur drafti i Strategjisë për Zhvillimin e Sektorit Privat, pjesa e lëvizjes së lirë të mallrave”, tha ministrja Bajrami.   
 
Ministrja Bajrami falënderoi Zyrën e BE-së për ndihmën që po i jep Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, duke shprehur besimin që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen me projekte të reja.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)