21 Prill 2025

Përfundon afati i hyrjes së mallrave deri në 3.5 ton pa doganë

Prishtinë, 10 janar - Përfundon këtë të enjte afati i hyrjes së mallrave deri në 3.5 ton pa taksa doganore për serbët në veri të Kosovës

Zëdhënësi i doganave, Adriatik Stavileci tha më herët për Radio Kosovën, se përgjatë një muaji që është zbatuar kjo marrëveshje, në Kosovë ka hyrë vetëm një sasi e vogël malli.

Ndërkohë, çështja do të diskutohet më vonë gjatë ditës në Bruksel, në nivel ekspertësh nga Serbia dhe Kosova, raportojnë mediat serbe.

Një ditë më parë, numri dy i qeverisë kosovare, Hajredin Kuçi nuk dha një përgjigje konkrete nëse mallrat nga Serbia do të lejohen të hyjnë pa doganë edhe pas datës 10 janar.

“Ka nevojë të përmirësohet ai proçes, duhet një përgatitje më e mirë e punonjësve, por në përgjithësi ai po ecën mirë. Kosova është një zonë doganore”, u shpreh Kuçi.

Marrëveshja në fjalë përfshihet në atë për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, për të cilën kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç ranë dakord vitin e kaluar në Bruksel.

Kur është bërë plot 1 muaj nga nisja e këtij proçesi, autoritetet nga të dyja anët e kufirit nuk kanë konstatuar ndonjë problem serioz në zbatimin e tij.

Për hyrjen e mallrave pa doganë për serbët e veriut të Kosovës, kryeministri Daçiç kërcënoi me braktisjen e dialogut me homologun kosovar.

“Nuk do të zhvilloj më negociata nëse nuk respektohet marrëveshja që të mos paguhet doganë për mallin që mbetet në pjesën veriore të Kosovës”, tha Daçiç dhjetorin e kaluar.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)