Përfundoi projekti BETA
Prishtinë, 15 maj - Me përfundimin e projektit të Bankës Botërore, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) organizoi seminarin me temë: "Projekti BETA rezultatet dhe rrugët para nesh", me mbështetjen e Bankës Botërore Business Environment Technical Assistance (BETA).
Qëllimi i këtij seminari ishte që të paraqesë arritjet kryesore dhe efektin e pritshëm të projektit BETA të zbatuar nga MTI-ja.
Në këtë seminar u diskutuan temat: Krijimi i rrjetit të Qendrave Komunale te Biznesit One Stop Shop, Regjistri i Ri i e-Pengut, Vlerësimi i opsioneve për reformat e inspektimit, Mbështetja e Agjencisë për Promovimin e Investimeve të Kosovës (APIK), si dhe Mbështetja për rritjen e kapaciteteve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK).
Ministrja e MTI-së, Mimoza Kusari-Lila, wshtw shprehur se kur shikon sot ditën e finalizimit të projektit, kujtoj bisedime që i kemi pasur, e konsideroj se puna dhe angazhimi në sektorin publik është ajo që shpërblehet në ditët si kjo. E para është të shihet edhe fizikisht ndryshimi dhe e dyta të ndjehet në procedura të cilat do të jenë në përfitim të drejtpërdrejt të sektorit privat të biznesit dhe të ekonomisë së Kosovës në përgjithësi, ka pohuar Kusari-Lila.
Ndërsa përfaqësuesja e Bankës Botërore dhe udhëheqësja e grupit BETA, Greta Mingjozi, ka theksuar se për një periudhë më të shkurtë se sa një vit e gjysmë arritëm që ti disbursojmë fondet e parapara për projektet, edhe përkundër vështirësive dhe komponentëve që duhej përmbyllur , si dhe elementëve tjerë gjatë punës. Mirëpo me një angazhim të përbashkët arritëm që t'i realizojmë projektet e parapara.