23 Dhjetor 2024

Për mallrat serbe, Kosova vendos pas edhe një raundi të bisedimeve

Prishtinë, 21 qershor - Nëse gjatë raundit tëardhshëm të bisedimeve Serbia se ndryshon vendimin e saj për t’i njohur vulat eDoganave të Kosovës, Kosova do të vendosë masa të plota reciprociteti përproduktet me origjinë nga Serbia

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri,Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion të Kuvendit të Kosovës, zv.kryeministrja dhe ministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI),Mimioza Kusari-Lila, foli për hapat e marrë nga Ministria për zhvilliminekonomik të vendit, dhe masat për debllokimin e barrierave ekonomike.  Me këtë rast, ministrja Lila foli me theks të veçantëpër jetësimin e marrëveshjes me CEFTA-n.  

Fillimisht, kryetari i Komisionit, Zenun Pajaziti, falënderoi ministren për prezencën esaj. Në vijim, Pajaziti  siguroiministren se Komisioni do të punojë dhe bashkëpunojë ngushtë me MTI-në, në mënyrëqë të përmbushen obligimet që dalin nga Raporti i Progresit të KE-së.

Ministrja, ndërkaq, duke folur për  përmirësimin e legjislacionit, mjedisinbiznesor, dhe krijimin  e kushtevepër  investitorët e jashtëm,  jetësimin e marrëveshjes së CEFTA-s e paraqitisi pengesën më të madhe për  zhvillimin eekonomik. ”Bllokimi i mallrave kosovare në fund të vitit 2008, pati ndikimnegativ të menjëhershëm në ekonomin tonë”. Deri në fillim të v.2011, vijoi ajo,kur produktet tona ishin të bllokuara, eksportet e Serbisë janë rritur për 25%(prej 208 në v. 2008, në 260 milion euro në fund të vitit 2010), tha Lila. Kjo situatë,tha Lila, është e papranueshme për Kosovën. Në këtë drejtim, Lila u shpreh se Qeveriae Kosovës do të presë rezultatet e raundit të ardhshëm të bisedimeve tëdialogut teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë. ”Nëse gjatë raundit të ardhshëmtë bisedimeve (në korrik), Serbia se ndryshon vendimin e saj për t’i njohur vulate Doganave të Kosovës, Kosova do të vendosë masa të plota reciprociteti përproduktet me origjinë nga Serbia”, deklaroi ministrja e MTI-së, Lila.   

Në vijim, ministrja foli për Reformat e të BëritBiznes dhe Strategjinë e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM-ve). Reformate të bërit biznes të cilat i ka filluar MTI-ja, kanë për qëllim përmirësimin eambientit biznesor për të gjithë investitorët në Kosovë, tha ajo. Andaj, ushpreh ministrja, MTI-ja është duke rregulluar çështjen e mbylljes së biznesitnë kuadër të një reforme më të gjerë e cila përfshinë: regjistrimin e biznesit,lejet e ndërtimit, regjistrimin e pronës, çështjet e kredive financiare dhembrojtjen e investitorëve. Ministrja Lila, foli edhe për Kapacitetet Administrativetë MTI-së, Barrierat Teknike të Tregtisë, Barrierat Tarifore dhe Jo- tariforedhe çështje tjera të kësaj fushe.

Në këtë takim, ajo iu përgjigj edhe pyetjeve tëanëtarëve të Komisionit. Lidhur me interesimin e tyre rreth rezervaveshtetërore, ministrja tha se MTI-ja ka formuar Departamentin e Rezervave tëShtetit, i cili deri në fund të korrikut do të përgatisë planin përfundimtar përrezerva shtetërore.

 

Ajo, po ashtu i njoftoi anëtarët e Komisionit për një vizitëtë industrialistëve nga Gjermania të cilët pritet të vizitojnë Kosovën.

Në këtë mbledhje, Komisioni miratoi edheRaportet me rekomandime të Projektligjit për tregtinë e brendshme dhe tëatij  për efiçiencen e energjisë.

 

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)