Për 11 vite Dogana ka mbledhur 4,7 miliard euro
Prishtinë, 3 shtator - Sot me një ceremoni modeste në ambientet e Drejtorisë së Doganës u shënua 11 vjetori i themelimit të Doganës.
Dogana e Kosovës gatë këtyre 11 viteve të kaluara ka bartur barrën kryesore për financimin e buxhetit të Kosovës, ku që nga themelimi i saj e deri më sot ka derdhur në buxhetin e Kosovës 4,7 miliard euro të grumbulluara nga taksave kufitare.
Drejtorin i përgjithshëm me këtë rast falënderojë stafin për angazhimin e dhëne gjatë këtyre viteve duke I inkurajuar që të vazhdohet kjo punë, me qëllim të arritjes së nivelit të një organizate moderne shembull për vendin dhe regjionin.
Dogana e Kosovës vjel rreth 65% e të hyrave të Buxhetit Kosovës me një mesatare të investimit publik prej 0,01 cent për çdo 1 euro të mbledhur.