PE vendos për rregullat e reja për tregjet financiare
Bruksel, 22 shtator - Parlamenti Evropian (PE) sot do të vendosë për një mbikqyrje më të rreptë financiare në BE.
Për këtë qëllim nga viti 2011 do të fillojnë nga puna tri autoritete të reja dhe një instancë për paralajmërimin e hershëm në rast krizash.
Mbikqyrja për sektorin e sigurimeve do ta ketë selinë në Frankfurt-mbi-Main, mbikqyrja për bankat në Londër dhe ajo për bursat në Paris.
Nën drejtimin e Bankës Qendrore Evropiane një i ashtuquajtur \"këshill për riskun\" do të mbikqyrë të gjithë sistemin financiar.
Kontrollorët e BE-së në rast krize mund të marrin vendime direkte për sipërmarrjet e mbikqyrura. Këtë kompetencë deri tani e kanë pasur vetëm autoritetet kombëtare të 27 vendeve anëtare.