PDK: Bahtiri i përzë investitorët potencialë


\"Ai është duke i shfrytëzuar të gjitha potencialet e komunës për ta forcuar biznesin personal, në ndërkohë që nuk tregon as kujdesin më të vogël për bizneset tjera dhe për investitorët e interesuar\", konsideron PKD.
Ikja e kompanisë holandeze Green Soil Kosovo - LLC, nga Parku i Bizneseve në Mitrovicë, sipas PDK-së është rasti më eklatant i qasjes diskriminuese të kryetarit Bahtiri ndaj investitorëve potencial. D
rejtuesit e kësaj kompanie në një shkresë drejtuar kryetarit Bahtiri, kanë bërë të ditur se arsye e largimit të tyre është neglizhenca dhe papërgjegjësia komunale ndaj tyre.
Ata kanë treguar se për një përgjigje nga zyra e kryetarit kanë pritur më ditë të tëra dhe pa rezultat. Poashtu kanë përmendur edhe gjendjen e infrastrukturës në Parkun e Bizneseve që nuk i plotëson kushtet për investitorët.
\"E keqja është se kjo nuk është kompania e vetme që është detyruar të ikë nga Mitrovica. Gjatë kohës sa është duke qeverisur Bahtiri janë shuar shumë biznese, është rritur numri i atyre që kërkojnë punë dhe gjithashtu është rritur numri i atyre marrin asistencë sociale\", thekson PDK.
Në ndërkohë sipas PDK-së ai e ka vënë komunën në shërbim të biznesit të tij, ndërsa qytetarët mitrovicas i ka kthyer në skllevër. Në fund të mandatit e ka nxjerrë në shesh fytyrën e tij të vërtetë dhe qëllimin e vetëm për të përfituar duke keqpërdorur gjendjen e rëndë ekonomike.
Partia Demokratike e Kosovës Dega në Mitrovicë, e indinjuar me qasjen e tij ndaj investitorëve, kërkon që të ndërpritet kjo praktikë, meqë është duke i bërë një dëm të madh qytetarëve të Mitrovicës. Ai e ka hapur një fabrikë për të përfituar vetë, por është duke i mbyllur shumë të tjera nga të cilat do të përfitonin mitrovicasit.