Pavarësisht sanksioneve Irani eksporton mallra në 100 vende të botës
Teheran, 6 qershor - Zëvëndesministri i ekonomisë dhe financave të RII duke theksuar se sanksionet e BE nuk ka patur ndonjë ndikim në Iran shtoi: Megjithë këto sanksione, Irani ka eksportuar mallra në mbi 100 vende të botës.
Ahmed Sadeki Golmekani tha se Irani gjatë vitit të kaluar ka eksportuar mallra jonaftore me vlerë 41 miliard $ dhe sanksionet nuk kanë mundur të krijojnë probleme në aktivitetet ekonomike të vendit.
Ai tha se gjatë vitit të kaluar Irani ka importuar mallra nga 111 vende të botës me vlerë 60 miliard $.